Dua Lipa merr vëmendje me fustanin e bardhë të tejdukshëm… (FOTO)

August 31, 2023

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, këtë kohë ka qenë në lëvizje nëpër vende të ndryshme.

Ajo së fundmi ishte në Ibiza me miqtë dhe familjen për të festuar ditëlindjen e 28-të.

E njëjta po ashtu një ditë më parë u raportua se e ka njohur të dashurin e ri Romain Gavras me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën.

 

Ata kanë qenë duke darkuar një një restorant të famshëm në Ibiza të Spanjës.

Sidoqoftë, ylli i famshëm ka sjell së fundmi disa imazhe të reja ku shfaqet me një fustan të bardhë të tejdukshëm.

 

Fustani transparent ka bërë që të duken të brendshmet e saj gjithashu të bardha.

Krijuesja e hitit “Levitating” dukjen e ka kompletuar me një palë taka me material të ngjashëm.

 

Dua momentalisht po shijon suksesin e këngës së re “Dance The Night”, e cila është kolonë zanore e filmit “Barbie”. /Telegrafi/

Previous Story

Eden Hazard merr një ofertë befasuese

Next Story

iPhone 15 Pro Max pritet të jetë modeli më i shitur për shkak kapacitetit të kamerës

Latest from Blog

Go toTop