Parandalimi i përdorimit të drogës te të rinjtë bëri bashkë të mërkurën ekspertë të fushës, të cilët ngrenë shqetësimin për rritjen e numrit të të rinjve që konsumojnë lëndë narkotike e më pas përfshihen në veprime kriminale.
Për ekspertët e organizatave të huaja që operojnë në Shqipëri, ndërgjegjësimi është çelësi i suksesit për parandalimin e fenomeneve që dëmtojë të rinjtë.
Ekspertët thonë se po shtohet përdorimi i ekstazisë në radhët e nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri, ku deri tani janë sekuestruar në disa operacione policore më shumë se 11 mijë doza ekstazi, lëndë narkotike sintetike shumë e dëmshme për konsumatorin.
Shifrat më të fundit flasin se në Shqipëri numërohen mbi 70 mijë përdorues droge, por nuk ka të dhëna për numrin e saktë të të rinjve që konsumojnë lëndë narkotike.