Drejtori u shkarkua, 34 të punësuarit e Ansamblit ende në rrugë!

Edhe pothuajse dy muaj pas ndërprerjes se kontratave, fati i 34 tashmë ish – të punësuar në Ansamblin Nacional Te kengeve dhe Valleve Shqiptare vazhdon te mbetet pezull.

VLEN dhe Zv/Ministri i Kulturës, fajin ia hodhën ish drejtorit Tolaj dhe premtuan se shumë shpejt të gjithë 34 personave që iu ndërpre kontrata, e njëjta do t`u vazhdohet gjegjesishtë do te zgjidhet problemi i tyre.

Por, edhe sot e kesaj dite puna e Ansambilt eshte ne “stend baj”.

Klan Maqedoni drejtoi pyetje deri tek Zv/Ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani se deri ku është procedura për zgjidhjen e statusit të 34 të larguarve nga puna?

Nga Kabineti I tij, pas premtimit te dhënë se shpejt do ta zgjidhin problemin, thonë se ka nis procedura për hapjen e konkursit të ri, që do të thotë se ende as konkursi nuk është hapur.

SEDAT SULEJMANI-ZV. MINISTËR I KULTURËS

Pas shkarkimit të ish drejtorit, është emëruar ushtrues detyre i përkohshëm dhe kanë vazhduar procedurat me përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për hapjen e konkursit të ri.

Nderkaq, ish-Drejtori Tolaj përmes një letre publike të publikuar në rrjetin social Facebook ka pyetur Ministrinë e Kulturës së përse edhe pas 3 javëve prej shkarkimit të tij nga posti i drejtorit, statusi i pjesëtarëve të Ansamblit mbetet i pazgjidhur, pasi të njejtët ende nuk janë sistemuar me vendime në vendet e tyre të punës. Ai është zotuar se nuk do të kalojnë skenaret, sic thotë, për shkatërimin apo shkrirjen graduale të ansamblit shqiptar.

SHKODRAN TOLAJ – ISH DREJTOR I ANSAMBLIT

Tani është koha vërtetë për veprim: ktheni artistët në punë që të jehojë kënga e vallja shqipe sikur pesë vite kur nuk ishte kjo qeveri antishqiptare! Nëse përfaqësuesit shqiptar në qeveri nuk janë në gjendje ta rregullojnë edhe këtë çështje, atëherë vërtetohet kartëcipërisht se s’kanë takat për asnjë punë të mirë andaj kanë zgjedhur heshtjen para çdo dështimi, fyerje e nënçmimi që po u bëhet shqiptarëve!”

Ndryshe, Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është themeluar në mbledhjen e 57-të të Qeverisë më 6 mars 2018 si institucion kombëtar i kulturës shqiptare.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.