Drejtori Sulejmani: 67 qytetarë fitojnë statusin e personit të regjistruar dhe do pajisen me çertifikata të lindjes

October 30, 2023

Drejtori i Drejtorisë për udhëheqjen me librat amëz, Emir Sulejmani sot ka njoftuar se ditëve në vazhdim edhe 67 qytetarë do të regjistrohen dhe do të fitojnë statusin e personit të regjistruar me çka edhe do të pajisen me çertifikata të lindjes, që më pas të gëzojnë të gjithë të drejtat tjera.

Postimi i plotë:

Gjatë ditëve në vazhdim, me datë 31.10.2023 ( e Martë ) dhe me datë 01.11.2023 ( e Mërkurë ), në ambientet e Drejtorisë për udhëheqjen me librat amzë, 67 persona do fitojnë statusin e personit të regjistruar të cilët do të pajisen me certifikata të lindjes si dhe në të ardhmën e shpejt përfitimin e të drejtës për arsimim, duke aritur një hap të rëndësishëm drejt përfitimit të kujdesit shëndetësor, mbrojtjes sociale dhe punësimit me sigurime shoqërore të detyrueshme.

Ky është proces në vazhdimësi, ne me punë intensive do hapërojmë edhe më tej për të zgjidhur përfundimisht sfidat me të cilat përballen personat e paregjistruar.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02r6nkXCbd3JcBXEJ2R9w7PujHD82Ugi98K4nF4X7pnJkzFzu1nTY1ewX8LCam7KcBl&id=100090983020244

Previous Story

Vajza e tij u fotografua përkrah Gjokoviqit, reagon babai i Rita Orës

Next Story

Korridori 8/ Nisin punimet në terren. Sē shpejti në Shqipëri për 2 orë (Video)

Latest from Blog

Go toTop