Drejtori Rustemi inspekton punimet për ndërtimin e një pjese të rrugës së Arbërit

September 25, 2023

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, ka isnpektuar punimet për ndërtimin e një pjesë të rrugës së Arbërit, përkatësisht të rrugës rajonale R2246, aksi rrugor Izvor (Burrimi) – Ura e Garit. Kjo rrugë që lidh qytetin e Kërcovës dhe Dibrës është në gjatësi prej 19 km.

“Pavarësisht pengesave, punimet ndërtimore po rrjedhin mirë dhe presim që në fillim të muajit tetor të fillohet me asfaltimin e një pjese të trasesë. Përqindja e realizimit të punimeve ndërtimore deri më tani është rreth 60%. Me ndërtimin e rrugës do të reduktohet koha e udhëtimit ndërmjet qyteteve Kërçovë dhe Dibër, si dhe ndërmjet vendbanimeve në rajonin jugperëndimor të Republikës së Maqedonisë së Veriut”,- kanë njoftuar në rrjetet soaciale nga  Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Previous Story

Ngjarjet në veri të Kosovës, Ruzhin: Maqedonia e sigurt falë faktit që është anëtare e NATO-s

Next Story

Këto janë ndryshimet e reja ligjore të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë!

Latest from Blog

Go toTop