Drejtori i ansamblit shqiptar në RMV, Shkodran Tolaj priti në vizitë drejtorin e Institutit për Trashëgimi në Emiratet Arabe, Abdulaziz Al Musallam

July 25, 2023

Drejtori i ansamblit shqiptar në RMV, Shkodran Tolaj ka pritur sot në takim drejtorin e Institutit për trashëgimi nga Emiratat Arabe, Abdulazis Al Musallam.

Njoftimi i plotë për media:

Takim tejet i frytshëm i drejtorit të ansamblit shqiptar në RMV z.Shkodran Tolaj dhe drejtorit të Institutit për trashëgimi të Emirateve Arabe z.Abdulazis Al Musallam

Drejtori i ansamblit z.Shkodran Tolaj i shoqëruar nga bashkëpunëtori për marëdhënie ndërkombëtare z.Amir Mamuti pritën sot në takim Drejtorin e Institutit për Trashëgimi të Sharjahut në Emiratet e Bashkuara Arabe z.Abdulaziz Al Musallam me të cilin Ansambli shqiptar ka patur bashkëpunime të frytshme falë të cilave është realizuar edhe udhëtimi dhe prezantimi i suksesshëm i artistëve tanë në vitin 2021!
Ata biseduan rreth projekteve të ardhshme dhe rëndësisë së bashkëpunimit kulturor në mes vendeve tona!

Drejtori Tolaj prezantoi për së afërmi punën e institucionit dhe i dhuroi monografitë e CD- të e botuara dhe edituara nga ansambli përmes të cilave do pasqyrohen personalitetet tona dhe trashëgimia e pasur muzikore shqiptare, posaqërisht e trevave në RMV! Gjithashtu i dhuroi plisin identifikues të ansamblit dhe dhurata të tjera si shenjë mikëpritje dhe falemnderimi për këtë vizitë!

Drejtori i Institutit Dr.Abdylaziz Al Musallam përgëzoi përzemërsisht drejtorin Tolaj për punën dhe sukseset dhe e ftoi për pjesëmarrje në Emiratet Arabe në muajin dhjetor bashkë me artistët e ansamblit të cilët do të prezantojnë kulturën tonë në disa qendra të rëndësishme kulturore arabe!

Ky takim i frytshëm u mbyll me konstatimin se arti dhe kultura i mbajnë kombet më afër dhe krijojnë ura të shkëlqyeshme të komunikimit siq është ky në mes dy institucioneve tona!

Previous Story

“Mshele gojën”/ Nivel skandaloz i sjelljes së Afrim Gashit në foltoren e kuvendit…

Next Story

“La ilahe, il Allah – Albin Kurti resul Allah” – Mërgimtari e cilëson ‘profet’ kryeministrin Kurti (VIDEO)

Latest from Blog

Go toTop