Dramë me ndërtimin e një objekti në Çair/ Punimet njëherë u ndërprenë sepse s’kishte leje, tani kanë vazhduar sërish

Kanë vazhduar punimet e një objekti të ri në Çairi, investitori i të cilit ende nuk dihet se kush është. Nga komuna e Çairit thanë se nuk kanë dhënë leje për ndërtim në atë pjesë dhe se punimet janë ndërprerë. Por TV21 shkoi aty dhe pa punëtorët duke punuar ndërsa tashmë platforma e parë është vendosur.

Gjendemi afër shtëpisë së pleqve në Çair, dhe siç po shihet këtu prapa meje ka filluar të ndërtohet një objekt i cili nuk ka leje ndërtimi. Para disa javësh banorët e azilit u ankuan se nëse ndërtohet objekti këtu, do t’ua zërë frymën dhe nuk do të ketë ku mund të marrin ajër. Pyetëm nga komuna e Çairit se kush është investitori dhe a ka leje për ndërtim por nga atje na thanë jo vetëm që nuk ka leje por edhe nuk dihet se kush është investitori i kësaj ndërtese.

 TV21 pyeti sërish në Komunën e Çairit se a është gjetur investitori dhe pse po ndërtohet kur nuk ka leje për ndërtim. Nga atje u përgjigjen shkurt me shkrim.

“Zyrtarisht Komuna e Çairit ka ndaluar punimet në atë vend dhe deri tani askush nuk është drejtuar me kërkesë për leje ndërtimi.”- thanë nga Komuna e Çairit.

 Ndërkohë banorët e Shtëpisë së Pleqve po ankohen se ky ndërtim po ua zë frymën, sepse po ndërtohet shumë afër tyre.

Pleqtë thonë se ky objekt ka 1 muaj që ka nisur të ndërtohet.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.