Drama e biznesmenit nga Rahoveci Isni Jeminit me Ish-missin e Kosovës, Zana Berishën është duke vazhduar.
Ani pse kjo e fundit po dyshohet se ka shantazhuar Jeminin t’i paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para të gatshme dhe një veturë luksoze, pas ndarjes së tyre, mirëpo është publikuar një audio që e dëshmon se edhe biznesmeni ka shantazhuar.
Edhe pse Jemini u paraqit si viktimë para organeve të rendit pasi i dha mijëra euro, në një audio të publikuar nga Gazeta Sinjali, dëshmohet se edhe biznismeni e ka kërcënuar dhe shantazhuar ish missin.
Në audion Jemini e kërcënon Berishën me publikimin e videove intime, që i ka incizuar pa dijeninë dhe aprovimin e saj, gjatë kohës sa kanë qenë bashkë.
Gjatë audios Jemini dëgjohet duke i thënë “unë të shkatërroj dhe kom me t’bo horë”, duke e paralajmëruar se i posedon 12 video, me të cilat e ka kërcënuar.