Donte të hidhej nga ballkoni, 74-vjeçarja shpëtohet brenda disa sekondave

June 21, 2023

Brigada e zjarrfikësve në Singapor ka shpëtuar në kohë rekord një të moshuar që donte të kryente vetëvrasje.

Në një video të shpërndarë në rrjete, e cila shumë shpejt u bë virale, shihet sesi ekipi i zjarrfikësve e shpëton 74-vjeçaren brenda disa sekondave.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua të shtunën e kaluar, por është bërë viral në 24 orët e fundit.

Siç shihet edhe në video, shpëtimtarët, të cilët janë përhapur në të gjitha banesat përreth, pa humbur kohë të çmuar dhe me lëvizje tepër të koordinuara hedhin rrjetat e sigurisë, ndërsa kanë arritur në pak sekonda të imobilizojnë gruan, e cila nuk ka kohë të reagojë.

Previous Story

Eurodeputetët Valsman dhe Kyuchyuk vizitojnë Kuvendin e Maqedonisë

Next Story

Rreth 700 kamionë nga Serbia po presin të hyjnë në Kosovë…

Latest from Blog

Go toTop