Donald Trump nën arrest, nis përballja me drejtësinë

April 4, 2023

Pas mbërritjes së tij në gjykatë, Donald Trump tani është zyrtarisht nën arrest dhe në paraburgim policor përpara akuzës së tij të ardhshme.

Ai është presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale.

Para se të hynte brenda ndërtesës së gjykatës, ai i përshëndeti përkrahësit e tij, të grumbulluar aty pranë.

 

Avokatët e tij kanë thënë se ai do të deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzat për një pagesë që dyshohet t’ia ketë bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në përpjekje e sipër për të blerë heshtjen e saj, për një aferë të supozuar.

 

Pagesa besohet është kryer në mënyrë të ligjshme, mirëpo supozohet se Trump e ka regjistruar atë si shpenzim biznesor. Falsifikimi i regjistrave biznesorë në Nju Jork, përbën shkelje.

 

Në një mesazh të dërguar përmes postës elektronike, të titulluar “E-maili im i fundit para arrestimit”, ai u kërkoi përkrahësve të tij të ndihmojnë “në shpëtimin e Amerikës” duke bashkangjitur një link për mbledhje të fondeve.

Previous Story

Osmani: Korridori 8 është një nga dhjetë korridoret e rrjetit të Transportit pan-evropian

Next Story

Shaqiri: Korridori 8 do të mundësojë lidhje nga Kumanova deri në Tiranë, Durrës e Vlorë

Latest from Blog

Go toTop