“Akti i zjarrvënies ndaj veturës së Zëvendëskryeministrit të parë z. Artan Grubit nuk i shërben demokracisë, paqes, mirëqenies së përgjithshme e aq më pak neve si popull që kemi sakrifikuar kaq shumë për një të ardhme më të mirë, gjeneratë pas gjenerate. ”, kështu vlerëson deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari.
Nëpërmes një shkrimi në rrjetet sociale, Ajdari ka shprehur keqardhje për aktin dhe situatën e krijuar.
“Shpreh keqardhje për aktin por edhe për situatën e përgjithshme të krijuar pikërisht në kohën kur nga ne pritet të ndërmarim vendime të rëndësishme, atë të ndryshimit të kushtetutës dhe hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, ka shkruar Ajdari.