Djali nga Kosova rrahet nga ish e dashura, përfundon në spital

May 22, 2023

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës një rast të sulmit fizik nga e ish- e dashura e tij.

Sipas raportimit rasti ka ndodhur në qytetin e Prizrenit gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:50.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e tij, e dyshuara femër kosovare kishte shkuar dhe e kishte sulmuar fizikisht, fyer dhe kërcënuar’’, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu , është raportuar se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Previous Story

Kjo video e Joe Biden po bën xhiro në rrjet, çfarë i ndodhi në samitin e G7

Next Story

Nita Latifi flet për mesazhet kërcënuese të Zhaklinës: Kishte shumë agresivitet dhe ofendime!

Latest from Blog

Go toTop