Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi e ka nisur ditën me një takim siç e ka quajtur ai spontan me njërin prej studentëve më të dallaur të UP-së, nga Fakulteti Ekonomik.
Bëhet fjalë për studentin Lir Hoxhaj, i cili ka pranuar edhe diplomën e përfundimit të studimeve me notën mesatare 10.00.
“Rektori Qerimi e nisi javën me një takim spontant, e të këndshëm. Lir Hoxhaj, student i dalluar i Fakultetit Ekonomik, pranoi diplomën me notë mesatare 10.00, nga Rektori. Ata shfrytëzuan rastin që të bëjnë edhe një #selfie e të diskutojnë për të ardhmen e Lirit, i cili po bëhet gati që studimet e tij t’i vazhdoj në Angli” thuhet në postimin e UP-së.
Por Liri është djali i një politikani të njohur kosovar, ish ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj. Ky i fundit kishte postuar ditë më parë në rastin e diplomimit të të birit në Fakultetin Ekonomik./Gazeta10