Sot në sallën e Ohrit në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në Shkup, u mbajt edicioni i pestë i “Ditët e Alfabetit”, një manifestim kulturor që ka për qëllim të promovojë dhe vlerësojë kontributet e personaliteteve të shquara të shkencës dhe artit në fushën e gjuhësisë, historisë dhe kulturës shqiptare.
Ky edicion është një homazh për Edi Shukriu, një figurë e rëndësishme e arkeologjisë, letërsisë dhe shtetndërtimit, e cila ka dhënë një kontribut të madh në zbulimin, studimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe rajonit.
Fjala e hapjes u mbajt nga dr. Skender Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare në Shkup, i cili theksoi rëndësinë e këtij manifestimi për institucionalizimin e jetës shkencore dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, si dhe për komunikimin dhe bashkëpunimin ndëretnik dhe ndërshoqëror.
“Kjo jep një porosi se shqiptarët e Maqedonisë po insitucionalizojnë jetën shkencore dhe veprimtarinë e ndryshme që ju ka munguar shqipëtarëve, dhe me Ditët e Alfabetit ne po institucionalizojmë punën tonë, duke bashkëpunuar edhe me komunitetin maqedonas. Për së pari herë Akademia e Shkencave të Maqedonisë do të prezantojë me veprimtarinë e saj shkencore për shkencat e Albanologjisë që ka munguar në Maqedionië e Veriut. Kjo shoqëri ngadalë po shërohet nga të metat që kanë kaluar në kekquptime etnike dhe fetare, por ajo që është më e rëndësishme është vizioni që i jepet këtij shteti drejt eurointegrimeve. Ne me veprimtarinë tonë po marrim lëvdata nga intitucionet mbarëbotërore, dhe me ditët e Alfabetit ne i prezantojmë botës se populli shqiptarë është alfabetik dhe një popull që ka një orientim të tillë nuk mund të jetë popull i keq dhe me këtë formë shqipatarët e Maqedonisë po shkojnë drejt porceseve multietnike dhe po tregojnë se shoqëritë mund të komunikojnë njëra me tjetrën, frymë që po e përcjell “Ditët e Alfabetit”, pra jo vetëm frymën e dijes por edhe frymën e komunikimit ndëretnik dhe ndërshoqëror”, tha Asani.