Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shpërndarë në rrjetin social Facebook disa fotografi nga ceremonia e sotshme në Obiliq, ku u bë shpalosja e shtatores së heroit të kombit, Fahri Fazliu.
Ahmeti në postim shkruan se përkujtimi i amanetit të dëshmorëve është obligim i ynë kombëtar.
Statusi i plotë:
Me bashkëveprimtarë të çështjes kombëtare, dita e dëshmorëve të kombit na bëri sot bashkë në Obiliq të Kosovës për të shpalosur shtatoren e heroit të kombit, Fahri Fazliu dhe për të reflektuar mbi veprimtarinë e tij heroike dhe të gjithë atyre që bashkë me të trasuan rrugën e lirisë së Kosovës.
Përgëzova për këtë iniciativë kreun e komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashin dhe të gjithë bashëpunëtorët e tij. Përkujtimi dhe ruajtja e amanetit të dëshmorëve është obligimi ynë kombëtar.
Qoftë frymëzim i përjetshëm kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit! LAVDI!