Distria Krasniqi, e para në renditjen botërore

May 15, 2023

Distria Krasniqi i prin renditjes botërore të xhudistëve. Kampionia olimpike prin në kategorinë deri në 52 kilogramë me 7,275 pikë, shkruan “Gazeta Express”.

Në renditjen më të re, të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xuhdos, “Disi” i ka lënë prapa britaniken Chelsie Giles, që i ka 7,010 pikë, derisa e treta është japonezja kampione olimpike, Uta Abe me 6,800 pikë.

Distria ishte kampione olimpike në “Tokyo 2020”, ndërsa ka fituar edhe gara dhe turne të tjerë të tjerë të rëndësishëm. Edhe pse nuk arriti të fitonte medalje në Botërorin e fundit, ajo mbetet xhudistja numër 1 në botë. Ajo synon medalje edhe në Olimpiadën e Parisit në vitin 2024.

Previous Story

Kovaçevski: Opozita të mbështes rrugën euro-atlantike të vendit

Next Story

Erdogani humb edhe në Maqedoni!

Latest from Blog

Go toTop