Diskurs manipulativ i VMRO-së! MPB-ja përgënjeshtron Kovaçkin, policët kosovarë në Orman erdhën të ndihmojnë me dijen tonë!

June 19, 2023

Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së dhe ish-oficer ushtarak, ka publikuar në Facebook informacionin se policët dhe ushtarët me uniformë nga Kosova kanë hyrë në territorin e Maqedonisë dhe janë ndaluar nga policia maqedonase.

“Na ka mbërritur informacioni se tre policë dhe një ushtar i Kosovës kanë hyrë në territorin tonë dhe se janë ndaluar nga policët tanë në fshatin Orman. Pyetja kryesore është se si mund të qëndrojnë në territorin tonë pjesëtarët e forcave të armatosura të huaja me uniformë pa u shoqëruar nga Ministria e Brendshme? Spasovski le të ecë në fushata krah për krah, dhe uniformat e huaja le të ecin në vendin tonë”, ka shkruar Kovaçki.

Pas këtij njoftimi ka reaguar menjëherë Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

MPB-ja thotë se policët e Kosovës kanë hyrë në vend pas tragjedisë që ndodhi në lumin Lepenec, ku kishte rënë një veturë me shtetas të Kosovës.

“E vërteta është se pas tragjedisë, në bazë të memorandumit të bashkëpunimit që kemi me Policinë e Kosovës, erdhën për të mbështetur ekipet tona në kërkim pas shtetasve të Kosovës, mbërriti një ekip me pajisje nga Policia e Kosovës dhe vazhdimisht ka punuar me policët tanë”, thuhet në komunikatën e MPB.

Previous Story

Të gjitha frustrimet e lajthitura te Kristijan Mickoskit

Next Story

Tragjedia e familjes Pacolli, vëllai bën postimin prekës: Ah bre motër na djege shpirtin, u nise për pushime

Latest from Blog

Go toTop