Disha zbulon faturat: Kasami mashtrues, banorët e Xhepçishtit paguajnë ende faturat e shtrenjta

Këshilltari Liridon Disha nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ka ngritur një çështje të rëndësishme në rrjetet socilae.

Sipas Dishës, edhe pse në Këshillin Komunal u votua vendosja e një çmimi të ulët prej 540 denarë për fshatrat e Tetovës, fakturat e mbeturinave ende vijnë nga 1.200 denarë në Xhepçisht.

Ky kontrast i dukshëm ka nxitur akuzat ndaj kryetarit të komunës. Ndërkohë, qytetarët presin që çështja të zgjidhet në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Statusi i plotë:

Ja edhe një fakt se fakturat e mbeturinave ende vijnë nga 1.200 denarë në Xhepçisht. Edhe përkundër faktit se në Këshill Komunal u votua vendosja e çmimit PAUSHALL prej 540 denarë për në fshatrat e Tetovës.

KRYETARI I KOMUNËS ËSHTË MASHTRUES!

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.