Diplomati izraelit qëllohet me thikë në mes të rrugës në Pekin

October 13, 2023

Momente paniku në mes të një rruge në Pekin kur një burrë i paidentifikuar sulmoi dhe goditi me thikë një diplomat izraelit.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet se autori përleshet me viktimën dhe e hedh në trotuar, para se ta godasë me thikë, para syve të habitur të kalimtarëve.

Viktima më pas ngrihet dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që edhe autori ikën duke çaluar. Punonjësi i ambasadës izraelite në Pekin u dërgua në spital pas sulmit.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit, diplomati është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme, ndërsa po hetohet për motivin e sulmit, i cili nuk ndodhi në ambasadë.

Previous Story

Ademi në Tiranë takon ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani

Next Story

Fatmir Arifi demanton Komisionin për parandalim të Korrupsionit, paralajmëron dhe padi gjyqësore për shpifje

Latest from Blog

Go toTop