Diola Dosti në një lidhje me reperin e njohur shqiptar?

October 23, 2023

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Diola Dosti, ishte një ditë më parë e ftuar në “Mos i bjer me top”, “E Diell”, ku foli në lidhje me jetën e saj private.

Dy moderatorët e kësaj rubrike, Ronaldo Sharka dhe Erjola Doçi, e ngacmuan Diolën duke e pyetur nëse është në një marrëdhënie me një reper të njohur shqiptar.

Dosti e mohoi një gjë të tillë, madje shtoi se nuk do të merrej asnjëherë me një personazh publik, pasi boll po e vuan vetë mungesën e privatësisë.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Agjenti sekret na ka thënë mua dhe Erjolës se ti ke filluar një romancë me një reper të njohur shqiptar

Diola: Qyqja, edhe me reper (qesh), që nuk ashtu fare. Jo, të ka dhënë informacion shumë të gabuar. Nuk kam asnjë lloj romance me asnjë

Ronaldo: E vërtetë?

Diola: Po

Ronaldo: Sa e sinqertë je me këtë përgjigje që po thua?

Diola: 100 për qind

Ronaldo: Tani ose ky agjenti duhet pushuar urgjent nga puna për këto informacione jo shumë serioze, ose Diola po gënjen

Erjola: Ose Diola duhet të na thotë se ka edhe një variant të tretë, të na thotë se është në një marrëdhënie apo jo momentalisht

Diola: Nuk jam në një marrëdhënie momentalisht, nuk mund të gënjej për faktin se sigurisht ka njerëz që duan të jenë në një marrëdhënie me mua flas. Nuk do të merresha asnjëherë me një personazh publik. Boll po e vuaj vetë këtë mungesën e privatësisë.

Previous Story

Shenjat që tregojnë se lidhja juaj po përfundon

Next Story

Alby The Goat e hap zemrën, rrëfen çka punonte për mbijetesë

Latest from Blog

Go toTop