Dimitrievski: Nëse vërtetohet shkelja, do marrim masa kundër drejtorit, Gëzim Kadriu!

Portali informativ, indeks.mk para dy ditësh raportoi për një keqpërdorim të kryer nga ana e drejtorit të Ndërmarrjes Publike, “Tregu i Gjelbërt” Kumanovë, Gëzim Kadriu, i cili me veturë zyrtare ka udhëtuar nga Kumanova për në Gostivarë për të “ndihmuar”, kreun e Gostivarit, të ndarë nga ASH-ja që ta mbush sallën.

Për këtë rast, Indeks.mk, kërkoi përgjigje nga kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, nëse i njëjti do të marrë ndonjë masë kundër drejtorit në fjalë.

Në një bisedë telefonike, Dimitrievski tha se nëse vërtetohet një gjë e tillë sigurisht so do merren masa, megjithatë duke dashur të heqë përgjegjësinë nga vetja, Dimitrievski tha se themelues i ndërmarrjeve publike komunale është Këshilli Komunal.

“Unë nënshkruaj vendime për emrime dhe shkarkime të drejtorëve, organ themelues i Ndërrmarejeve Publike Komunale është Këshilli Komunal. Nëse vërtetohet shkelja, do të veprojmë. Megjithatë ne nuk mund të marrim masa në bazë të shpekulimeve. Kërkoni përgjigje fillimisht nga drejtori”, tha mes tjerash Dimitrievski.

Kutjojmë, të shtunën, vetura zyrtare e drejtorit të N.P “Tregu i gjelbërt” Kumanovë është fotografuar në një parking afër vendit ku kryetari i Gostivarit ka mbajtur takim me mbështetësit e tij. Ndryshe, krahu i Taravarit dhe Alternativa janë në koalicion lokal me Maksim Dimitrievskin./indeks.mk/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.