Automjetit të gjykatëses së qarkut në Osijek, Vlasta Šimenic-Kovach, i është djegur vetura luksoze para shtëpisë së saj në Osijek në orën 06:08 të mëngjesit të sotëm. Bëhet fjalë për një BMW fuoristradë X6, të cilin pas disa denoncimeve të qytetarëve, forcat zjarrfikëse kanë ardhur për ta shuar zjarrin.
Një hetim është duke u zhvilluar, konfirmoi Edita Rotherbauer, zëdhënëse e policisë së Osijek-Baranjës, e cila nuk mundi të konfirmonte identitetin e pronarit të mjetit.
Policia ka njoftuar në orën 08:12 se hetimet janë duke vazhduar, ndërsa ekspertët mjeko-ligjorë ndodhen në vendngjarje për mbledhjen e provave, pasi dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie. Makina është shkatërruar plotësisht, raportojnë mediat kroate.
Vlasta Shimenić-Kovač u zgjodh gjyqtare e Gjykatës së Qarkut të Osijekut më 30 qershor 2018, pasi u emërua në Divizionin Penal të Gjykatës së Qarkut të Osijekut në maj, si zgjedhje midis disa kandidatëve. Në pothuajse pesë vitet e fundit, ai drejtoi një seri procedurash gjyqësore të ekspozuara publikisht ku gjykoi kriminelë të njohur në Kroaci.
Ajo ka gjykuar edhe rastin në të cilin kanë dëshmuar Todoriq dhe Mamic. Pesë vite më parë, burri i saj vdiq në një aksident trafiku.