Diaspora kosovare thyen rekord! Ja sa miliona euro solli për gjysëm viti në vendlindje

August 21, 2023

Atdheun nuk e patën ndërmend veç kur ia mësynë atij për pushime, verës.

Bile, për para, vendlindja e familja që iu jeton në Kosovë, mërgimtarëve iu kujtua goxha shpesh sivjet.

Veç gjashtë muajt e parë të këtij viti, ata dërguan 632 milion e 900 mijë euro, 77.5 milion më shumë se periudhën e njëjtë të 2022-ës.

Remitencat më të shpeshta u regjistruan nga Gjermania por nuk munguan as nga Zvicra e Amerika.

Kjo shumë mund gati të katërfishohet nëse llogariten edhe paratë që ata lënë gjatë pushimeve në Kosovë, tërë vitin. /Klan Kosova

Previous Story

Xhaferi: Kohën për vazhdimin e seancës së ndërprerë e cakton kryetari i Kuvendit, jo deputetët në konferenca për shtyp dhe në Facebook

Next Story

Allegri tregon vendimin e marrë për Chiesan, ia ndryshon pozitën talentit italian

Latest from Blog

Go toTop