Detaje tronditëse nga krimi në Tiranë/ Motra e goditi motrën me thikë…

Detaje tronditëse janë zbuluar nga krimi i rëndë në familje në Tiranë, ku 40-vjeçarja Marsela Pushani vrau me thikë të motrën, Amanda Pushani.

Pas një sherri mes tyre, Marsela Pushani, e cila është me profesion mësuese, e ka goditur të motrën me thikë në stomak. Ndërsa janë përpjekur ta fshehin ngjarjen si vetëvrasje.

E ëma e autores së dyshuar dhe viktimës ka njoftuar ambulancën dhe policinë duke i njoftuar se 37-vjeçarja nuk ndihej mirë.

Pas autopsisë ka rezultuar se Amanda Pushani kishte humbur jetën si pasojë e një plage me thikë në bark.

E motra ka deklaruar se përgjatë ditës së djeshme së bashku me nënën e saj kanë debatuar me 37-vjeçaren, duke i kërkuar që të mos pinte më alkool.

“Motra mori thikën dhe tentoi të më godasë mua dhe mamin. Në kushtet e vetëmbrojtës e qëllova me thikë në stomak aksidentalisht”, ka deklaruar Marsela Pushani.

Ndërkohë mësohet se viktima ishte e alkoolizuar dhe shkonte në supermarket të lagjes ku banonte, e kërkonte pije alkoolike, si edhe kishte konflikte me ta.

Nëna dhe motra e saj i kishin kërkuar këtyre dyqaneve që të mos i jepnin pije alkoolike 37-vjeçares.

Sipas autores së dyshuar, e motra ishte e alkoolizuar prej 10 vitesh. Dy motrat dhe e ëma jetonin së bashku në një banesë në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.