Dështoi plani i Mickoskit, Aleanca mbetet e shqiptarëve!

Pas një mbledhje e cila zgjati disa orë, ka përfunduar Kuvendi Qendor i Aleancës për Shqiptarët, i thirruar nga kryesuesi i këtij kuvendi, Ziadin Sela.

Të pranishëm ishin e gjithë struktura e ngushtë partiake, kuvendarë si dhe simpatizantë të ASH-së.

Në mesin e të ftuarve ishte dhe kryetari i partisë, Arben Taravari i cili pavërësisht se u prit për rreth një orë, nuk erdhi, ndonëse pika 1 e debatit në kuvend ishte kërkimi i përgjëgjësisë nga kryetari për veprimet e fundit politike, pa u konsultuar më këshillin e ASH-së.

Pas mungesës së Taravarit, 108 kuvendarë sa ishin prezent, 106 votuan pro shkarkimit të Arben Taravarit nga pozita e Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa vetëm Bekim Pocesta votoi kundër dhe një abstenoi nga votimi.

Pas përfundimit të kuvendit, Sela në press konferencë tha se Taravari pavarësisht se dëshironte që partinë ta kthej në objekt të dëshirave personale, Aleanca për Shqiptarët mbetet e shqiptarëve dhe nuk vihet në shërbim të interesave tjera, duke e akuzuar këtë të fundit se e ka informuar dhe kreun e opozitares maqedonase, Hristijan Mickoskin se ASH do të ndahet.

Sela theksoi se me votat e 2/3 është vendosur shkarkimi i Taravarit nga posti i kryetarit të partisë, teksa më 18 shkurt do të mblidhet Kongresi i partisë.

Kujtojmë se Mickoski i kishte paralajmëruar këto zhvillime në ASH ditë më parë, madje mediat informuan para një jave se i njejti kishte takuar edhe Taravarin, para se ky i fundit të lajmëronte për hapin e tij për braktisjen e ASH-së.

Ky vendimi deri tek ndarja partiake erdhi përshkak se tashmë ish-kryetari, Taravari u reshtua krah opozitës shqiptare dhe VMRO-DPMNE-së, pavarësisht se ministra e funksionarë nga partia e tij ishin të mandatuar në poste publike. /indeks.mk

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.