Dëshmi të rënda nga lufta në Bosnje: Begiq ishte vetëm 20 vjeçare, kur u vra nga serbët!

Një faqe në Twitter “Bosnian History” ka publikuar dëshmi të rënda të krimeve që Serbia ka bërë gjatë luftës BEH.

Mes tjerash ka publikuar edhe mbetjet mortore të një vajze të re që u gjet pas disa vitesh nga lufta në Bosnje.

Bëhet fjalë për Zekira Begiq, 20 vjeçarja myslimane nga Bosnja nuk e kishte pas fatin të bëhet nënë.

Ajo ishte vrarë nga serbët duke qenë shtatzënë. Ndërsa me të ishte shuar edhe foshnja 8 muajshe.

Pas sa viteve trupi i saj është gjetur në një varrezë masive në Suha në regjionin e Srebrenicës, afër Bratunacit së bashku me 38 gra tjera.

Gjenocidi, masakrat dhe vrasjet ndaj popullit boshnjak ishin kryer nga ushtria, policia dhe paramilitarët serb gjatë luftës në Bosnje. Vetëm në Srebrenicë janë vrarë më shumë se 10 mijë qytetarë boshnjak, shumica gra, fëmijë dhe pleq.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.