Deri të hënën reshje shiu, erë dhe stuhi

November 3, 2023

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik pasdite dë të ketë reshje të shiut fillimisht në pjesët perëndimore. Gjatë orëve të natës, reshjet e shiut do të përhapen kudo dhe do të jenë më të mëdha, të ndjekura me bubullima, lokale në formë stuhie. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor (mbi 70km/orë), kanë njoftuar nga DPHM.

Nesër do të mbajë mot i vranët dhe më i freskët me reshje shiu, vende-vende të bollshme (mbi 40 l/m2). Reshjet do të jenë herë pas here të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima, lokalisht në formë stuhie me erë të fortë.

Të dielën do të fryjë erë e fortë jugore, ndërsa në pjesët perëndimore priten reshje lokale pasdite.

Në Shkup do të ketë më shumë reshje gjatë natës dhe nesër në orët e mëngjesit. Do të fryjë erë e fortë herë pas here e fortë nga drejtimi jugor.

Previous Story

Vuçiq në një video me babain e tij: Nuk jam djali i Fahri Musliut, ju them edhe një herë që babai im është Angjelko! (Video)

Next Story

Flaka Krelani me foto +16 rrugëve të Amerikës (Foto)

Latest from Blog

Go toTop