Deralla: Flirtimi me populizmin për pikë politike të çastit u shkon në favor nacionalistëve

June 12, 2023

Qeveria duhet të merret vazhdimisht me çështjet që kanë të bëjnë me nacionalizmin dhe ndërtimin e një shoqërie multikulturore, thekson presidenti  i CIVIL-it, Xhabir Deralla, në prezantimin e tij në ngjarjen publike “Dialogje civile për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Sfidat dhe zgjidhjet”, që u mbajt në Gostivar më 29 maj.

“Qeveria duhet të merret më me ndershmëri dhe konsistencë me këto çështje. Vlen të theksohet vërtetë, se është një ministri e tërë që merret me këto çështje, se ka një koordinator kombëtar në Kryeministri që merret me këto çështje, se qeveria është e hapur ndaj sektorit civil dhe kështu jemi kyçur në  krijimin e Strategjisë për ndërkulturalizëm, multikulturalizëm dhe përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike, megjithatë, kjo nuk mjafton. Duhet të jetë një gjë konkrete, konsistente,  e vazhdueshme dhe e përhershme. Dhe asnjë flirtim me populizmin. Nëse sot gjykoj se është mirë të hyj në një xhami, apo në një kishë dhe të shoqërohem me 15 kamera, sepse kjo do të më përmirësojë vlerësimin midis “neutralëve” ose midis më pak përparimtarëve apo nacionalistëve të vendit, duhet të jem i sinqertë dhe seriozisht ta  rimendoj. “A i dua ato pika tani, menjëherë, për hir të ndonjë hulumtimi të rremë apo real të opinionit publik, apo dua të marr pjesë në luftën afatgjate kundër nacionalizmit dhe në ndërtimin e një shoqërie multikulturore, e cila do të jetojë vërtet kështu,  tani dhe në të ardhmen”, tha Deralla./CivilMEDIA

Previous Story

Gomat e makinave ishin të bardha, ja pse u bënë të zeza

Next Story

Poeti Albatros Rexhaj i dedikon poezi Luizit dhe Kiarës

Latest from Blog

Go toTop