Deputetja Bilalli-Zendeli: Duhet të insistojmë, të mos shkëputemi nga pakoja me Shqipërinë

October 24, 2023

“Kontaktet që i kemi me deputetë të VMRO-DPMNE-së ndonjëherë na e japin përshtypjen se ndryshimet kushtetuese janë shumë afër, por ndonjëherë edhe se janë shumë larg”.

Kështu deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli shprehu rezervën e saj se mund të kemi një miratim të ndryshimeve kushtetuese para zgjedhjeve parlamentare.

Ajo në “10 minuta” në TV21 kujtoi procesin e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugën drejt NATO-s. Sipas saj, kjo ndarje i ka zgjatur rrugën Maqedonisë në integrimin edhe në aleancën atlantike.

“Duhet të institojmë deri në fund që të mos shkëputemi nga pakoja me Shqipërinë”, tha Bilalli Zendeli.

Previous Story

Më 8 nëntor, KE do të prezantojë raportet për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së

Next Story

Qeveria merr vendim/ Spitali i Kozles bëhet Klinikë Universitare për sëmundje respiratore tek fëmijët

Latest from Blog

Go toTop