Deputeti kosovar: Ne jemi shtet laik, Albin Kurti fenë islame e ka kthyer në islam politik…

Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, edhe për qasjen në raport me fenë dhe respektimin e ritualeve fetare.

Sipas Berishës, Kurti ka arritur që fenë islame që deputeti e quan të paqes ta rikthejë në ”Islamizëm politik“ që sipas tij e përdor si instrument.

Ai në Pressing të T7, përmendi rastin e Kurtit kur ndalet për respektimin e ezanit.

Sipas shteti shteti laik i liron politikanët që gjatë procesit të punës të mos respektojnë ritualet fetare.

Sipas tij, këto elemente dëmtojnë vlerat e shtetit të Kosovës.

”Rritja e këtij disponimi kundër vlerave të luftës, kundër bashkësisë ndërkombëtare. Anti-amerikanizmi është duke u rritur, pastaj populizmat format e të bërit politikë ta kenë cenuar edhe religjionin, për shembull besimi i paqes që është dominues në Kosovë përmes populizmit të tij ka arritur të kthehet në Islamizëm politik. Ne jemi shtet laik, të liruar nga respektimi i riteve fetare kur jemi në proces të punës. E keni parë kur jep intervista nalet. Na jemi shtet laik, s’po flasim në bazë të emocioneve populise. Ka arritur që me kthy nga në besim paqes në Islamizëm politik”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Share

Go toTop