Deputeti Ilir Hasani reagon ndaj Lindita Nikollës: Po uroni vazalët dhe ata që përbuzën votën shqiptare në Maqedoninë e Veriut…

Deputeti i Frontit Europian, Ilir Hasani ka reguar ndaj kryetares së Kuvendit të Shqiprisë, Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit ka uruar Afrim Gashin si kryeparlamentar të sapozgjedhur në Maqedoninë e Veriut.

Hasani shkruan se kryetarja Nikolla mbase ka bërë urim tradicional pa ditur rëndësinë historike që ka ai post i fituar me gjak nga shqiptarët dhe se emërimi i Afrim Gashit është jo legjitim.

Reagimi i plotë:

Zonja Nikola,
Zgjedhja e Afrimit është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, për te cilen u derdh gjaku i bashkëkombasve tuaj.
Kjo përzgjedhje e bllokut jo-fitues, sipas vazalitetit e jo legjitimitetit, përbuz votën shqiptare në RMV.
Të ju pyes publikisht: a jeni e vetëdijshme për përgjegjësinê historike të kesaj urate, ose e keni bërë me inercion? Me këtë kam përshtypje se shkoni rrugês së Metës, mikut të përbetuar të VMROsë.
p.s. Nêse e keni bërë këtë urim vetëm për kurtuazi, do të mundohemi tu kuptojmë!
Deputeti i Kuvendit të RMV nga radhët e Frontit Europian – BDI-së,
Dr Ilir Hasani

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.