Deputetët Kaveski, Snopçe dhe Ademi: Reagimet histerike të VMRO-së ndaj Korridorit 8, janë sjellje e papërgjegjshme ndaj shtetit!

Shkup, 18 maj – Edhe sot mund të punohet 40 orë plus 20 orë në javë me pëlqimin e punëtorëve dhe këtë e kërkojnë vetë punëtorët për të fituar më shumë, por opozitares VMRO-DPMNE i pengon çdo përparim në vend, ka deklaruar deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski, duke folur për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, si pjesë e përpjekjeve për të përshpejtuar procesin e punës të ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10 D.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Nuk do të lejojmë që VMRO-DPMNE të pengojë zhvillimin e shtetit. Është mirë të hapen çështje legjitime, por të hedhësh njollë mbi një kompani me reputacion vetëm për të bllokuar një projekt, nuk është mirë dhe është sjellje e papërgjegjshme”, ka deklaruar Kaevski në debat televiziv në TV24, përcjell Indeks.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai potencoi se sipas ndryshimeve të propozuara nëse punonjësi pranon të punojë, ai do të marrë të ardhura shtesë.

“Ndërtimi është punë sezonale, e di me siguri sepse babai im është punëtor ndërtimtarie. Këto ndryshime në ligje janë që projekti të kushtojë 150 milionë euro më lirë dhe të përfundojë për vetëm katër vjet. Sepse ne shohim disa rrugë që janë ndërtuar me dhjetëra vite, si ajo nga Kërçova në Ohër, e cila është projekt i gabuar”, shton Kaevski.

Kaevski nënvizon se këto ndryshime të ligjeve do të vlejnë edhe për të gjitha projektet e ardhshme infrastrukturore, dhe se siç është shprehur ai, kur të kemi qasje në fondet e BE-së do të kemi më shumë mundësi për të ndërtuar projekte infrastrukturore. Ai thotë se për gjithë këtë projekt ka mbështetje nga BE-ja.

Në anën tjetër deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, thotë se nëse shifrat thonë se një projekt është në interes të qytetarëve, nuk ka arsye pse të mos pranohet.

“Nëse përqendrohemi në detaje, humbasim sfondin dhe sfondi është se me ndërtimin e korridoreve, për herë të parë në 30 vjet, do të ketë disa investime kapitale në Pollog dhe rajone të tjera perëndimore”, tha Snopçe.

Sipas tij, reagimet histerike ndaj investimeve në rajonet e pazhvilluara, nuk janë gjë e mirë, aq më tepër që këto janë rajone ku jetojnë shqiptarë.

Ndërkaq, deputeti i BDI-së – Arbër Ademi, ka pyetur opozitaren VMRO-DPMNE, e cila i kundërshton ndryshimet, se a dëshirojnë që edhe më tej punët të zhvillohen siç janë zhvilluar në qeverinë e udhëhequr nga partia e tyre, kur për autostradën Kërçovë – Ohër edhe pse janë harxhuar rreth 600 milionë euro, realizim ende nuk ka.

“Pyetja kruciale është se a jemi apo nuk jemi për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10d? Gjithmonë mund të gjendet arsye për të kundërshtuar një ligj, një milion arsye që të kundërshtojmë një zgjidhje ligjore sado që të jetë e mirë. Jemi përballur me kritika se nuk ka investime kapitale, ja e kemi projektin më të madh në historinë e vendit që nga pavarësia e deri më sot. Vetëm t’ua rikujtoj, në vitin 2013, gjersa bashkë kemi qenë në qeverisje, është ndërtuar marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8. Qytetarët e dinë, gazetarët e dinë – deri më sot janë harxhuar 592 milionë euro para të qytetarëve. Ku është realizimi. Kësisoj duam t’i çojmë gjërat përpara, të harxhojmë 600 milionë euro sikurse kemi harxhuar deri më tani, apo dëshirojmë shpejtë, mirë, lirë dhe me cilësi të lartë?”, tha mes tjerash Ademi.

Deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ka shtuar Ademi, ua ka ofruar marrëveshjen, por të njëjtit e kanë refuzuar duke mos dhënë asnjë vërejtje për të plotësuar edhe ligjet që parashihen për t’u ndryshuar për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.(Indeks.mk)

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.