“Demokracia vdes në errësirë”, gazetarët sot protestojnë kundër mbylljes së Klan Kosovës

July 31, 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, sot do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë”, do të fillojë në ora 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, t’i bashkohen protestës paqësore të hënën.

Previous Story

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme…

Next Story

Në Tabanoc për hyrje në Maqedoni pritet rreth një orë

Latest from Blog

Go toTop