Delegacioni i Këshillit të Ambasadorëve Amerikan sot do të qëndrojnë në Shkup

May 11, 2023

Këshilli i Ambasadorëve do të presë nga sot një delegacion të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë deri më 13 maj.

Vizita e delegacionit të këtij vendi është në funksion të misionit të tyre për të vërtetuar fakte në rajon (Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë së Veriut), njofton Këshilli i Ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut.

Për sot është planifikuar takimi i delegacionit me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Për nesër janë paralajmëruar takime me zëvendësshefin e misionit në Ambasadën Amerikane Eric Meyer, presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe me liderët opozitarë.

Previous Story

Vdes 18 vjeçari shqiptar në një aksident në Itali, shpëton i ati

Next Story

Nga thirrja e ministrit Shaqiri, fëmijët u inkurajuan dhe po raportojnë rastet e dhunës dhe bullizimit në shkolla

Latest from Blog

Go toTop