Del Piero gati të rikthehet te Juventusi

April 13, 2023

Alessandro Del Piero flet për herë të parë rreth mundësisë së kthimit tek Juventusi në rolin e një drejtuesi të lartë. Emblema e skuadrës bardhezi për rreth dy dekada, ka konfirmuar zërat që e shohin në rolin e zëvendëspresidentit.

“Pa dyshim që ka shumë thashetheme. Nuk dua të them “po” ose “jo”, nuk jam gati të jap një përgjigje, sepse është një gjë e madhe, por pa dyshim që zemra ime është aty.

Kam qenë tifoz i Juventusit edhe para se të luaja për Juven dhe kalova nëntëmbëdhjetë vjet në klub. Kam jetuar krizën e vitit 2006 dhe e di që rindërtimi i një ekipi kërkon shumë kohë.

Kur nuk luan në Champions League, humb shumë mundësi, u deshën vite për të fituar përsëri një trofe, por nuk jam penduar kurrë për zgjedhjen time.

Gjithmonë e shikoj atë që ndodh me Juventusin me një vizion tjetër, duke u përpjekur të mbaj mënjanë anën emocionale, por është shumë e ndërlikuar.

Dënimi? Ka shumë mundësi që të kthehen 15 pikët”, deklaroi Del Piero.

Previous Story

Vdekja e volejbollistes, dalin pamjet e fundit të saj në korridorin e hotelit

Next Story

Me kaq vite burgim mund të dënohen sulmuesit e gazetarit Valon Syla, flet avokati Arbër Jashari

Latest from Blog

Go toTop