Deklarata skandaloze e Limanit, Ibrahimi: Prokuroria të veporjë, ky veprim përbën abuzim flagrant me detyrën zyrtare

December 24, 2024

Pas deklaratave skandaloze të ministrit për Politikë Sociale Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, se çerdhja në Haraçinë do të hapet pasi Ridvan Ibrahimi të kërkojë falje për fjalët e thëna, ka reaguar kryetari i Haraçinës.

Ai, duke folur edhe në emër të Erkan Arifit, ka kërkuar nga Prokuroria Publike që të veprojnë.

Sipas Ibrahimit, ky veprim i Limanit, përbën abuzim flagrant me detyrën zyrtare dhe tregon qartë qëllimet e tij për të vendosur interesa personale dhe politike mbi mirëqenien e fëmijëve të dy komunave të lartë përmendura.

Reagimi i plotë:
Prokuroria të veprojë!
Ne, kryetarët e komunave të Haraçinës dhe Likovës, dënojmë ashpër deklaratën e Ministrit për punë dhe politikë sociale, i cili ka kushtëzuar hapjen e çerdheve publike në komunat tona me një kërkim-falje publike ndaj tij.
Ky veprim përbën abuzim flagrant me detyrën zyrtare dhe tregon qartë qëllimet e tij për të vendosur interesa personale dhe politike mbi mirëqenien e fëmijëve tanë.
Refuzimi për të firmosur hapjen e çerdheve në Haraçinë dhe Likovë është një akt diskriminues dhe i papranueshëm, që pengon të drejtën e qytetarëve për akses në shërbime publike thelbësore.
Ky veprim është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe etikën që duhet të udhëheqë punën e një zyrtari publik.
Në këtë drejtim, ne bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të ndërmarrë veprime dhe të hetojë këtë abuzim të hapur të pozitës zyrtare. Gjithashtu, ne po shqyrtojmë ngritjen e padive penale ndaj Ministrit për shkelje të detyrës zyrtare dhe pengim të ushtrimit të funksioneve institucionale në shërbim të qytetarëve.
Fëmijët tanë dhe familjet e komunave të Haraçinës dhe Likovës nuk duhet të jenë viktima të lojërave politike apo të kapriçove personale të askujt. Ne do të mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë me çdo mjet ligjor dhe do të vazhdojmë të luftojmë për mirëqenien dhe interesat e tyre.

Previous Story

Dokument/ “Maqedonishtja”, kusht për drejtorët, votohet nga VLEN dhe VMRO

Next Story

Saliu i’a plas në fytyrë Limanit: E konfirmoi me gojën e vet se nuk ka legjitimitet

Latest from Blog

Go toTop