Debat Plus në Klan M/ Grubi kritikon festën e humbjes së VLEN-it, thekson fitoren e Frontit Europian

Artan Grubi nga Fronti Europian, duke folur në Emisionin Debat Plus në Klan Maqedonia, ka theksuar mënyrën se si disa parti festojnë humbjen në zgjedhje, duke e krahasuar atë me një praktikë të ngjashme që ai pretendon se ndodh në Serbi. Ai ka vënë në dukje se vota duhet të respektohet pavarësisht prejardhjes së saj dhe duke theksuar se edhe VLEN-i ka marrë votat e Rafet Muminoviçit, duke nënkuptuar se votat etyre nuk janë të kufizuara vetëm në etnicitetin shqiptar.

“Një humbje kaq e madhe e tyre, dhe të prentendojnë të jenë në pozitë, kur je i delegjitimuar në votë ky është mjerim. Të vetmin komb që e di që festojnë humbjen sikur këta janë sërbët. Vota është votë dhe nuk ndahet nga i nxjerrin ata se kanë vetëm votën shqiptare, ku i kan votat e Rafet Muminoviçit, a është Rafeti boshnjak?”, tha Grubi.

Grubi ka theksuar se Ali Ahmeti dhe Fronti Europian janë udhëheqësit e pakontestueshëm të rrugës euroatlantike në Maqedoni, duke fituar zgjedhjet në kampin shqiptar. Ai ka kritikuar VMRO-DPMNE-në për të ndihmuar në përhapjen e një narrative antishqiptare, e cila sipas tij ka ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve. Grubi ka përmendur gjithashtu se Arben Taravari, i cili ka bërë koalicion me VMRO-DPMNE-në, ka humbur zgjedhjet.

“I vetmi prijës i rrugës euroatlantike është Ali Ahmeti dhe Fronti Europian, ndoshta në disa komuna kanë ata përparësi, por fitues i zgjedhjeve i pakontestueshëm është Fronti Europian, në kampin shqiptar.
Edhe pse nëpër sondazhe VMRO-ja ka pasur parashike se mund të marri nga 48 deri në 51 deputetë, ajo morri 58 sepse i ndihmoi ky narrativi antishqiptar
Arben Travari rrinte gatitu nën himin e VMRO-së, ai bërë koalicion me atë, që t’i japë një bust zgjedhjeve, dhe prap se parë i humbën”, tha Grubi./tvklan.mk/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.