Deputetja e Frontit për Europë, Ilire Dauti përmes një postimi në profilin e saj në FB ka publikuar listingun e parlamentit ku deputeti Halil Snopçe nuk ka votuar kundër për ligjin për branitellat ku deputët tjerë së bashku me Dautin kanë votuar kundër,shkruan Top24
Postimi plotë
“Halil mos shpif! Ja faktet, kërko falje dhe pranoje turpin
Ka dallim votimi për rendin e plotë të ditës, ku ka edhe pika të tjera me interes për qytetarët dhe votimi për futjen e një pike konkrete në rend dite. Rikujtoj, gjatë propozimit për futjen e Ligjit për branitella në rend dite me procedurë të shkurtuar, ne deputetët e ASH votuam kundër, ndërsa Halil Snopçe nuk votoi kundër. Po për rendin e ditës në tërësi pastaj votuam sepse kishim pika me interes për qytetarët dhe propozimet tona. Ne edhe në trupat e tjerë dhe në seancë, për ligjin në fjalë do të votojmë kundër, por ju ku do të fshiheni përsëri, për t’i mundësuar VMRO-së shumicë më të lehtë!?” shkruan Ilire Dauti.