Dasma kthehet në tragjedi/ Mbi 100 viktima, në mes tyre nusja dhe dhëndri!

September 27, 2023

Dasma është kthyer në tragjedi në Irak. Mbi 100 persona kanë humbur jetën dhe 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi ka shpërthyer zjarri gjatë një ceremonie martesore.

Sipas BBC, mes viktimave ishin dhe çifti i sapomartuar. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit, por sipas asaj që raportohet shpërtheu pasi u ndezën fishekzjarret.

Djegiet dhe asfiksia ose mungesa e oksigjenit çuan në vdekjen e më shumë se 100 njerëzve në sallën e dasmave, thotë zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë të Irakut, Saif Al-Badr.

Al-Badr thotë se zjarri shkaktoi gjithashtu shtypje të turmës.

Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar nëpër rrënojat e djegura në provincën veriore të Niniveh dhe autoritetet lokale deri më tani kanë numëruar 113 persona të vdekur.

Previous Story

Qeveria e Serbisë dënon me para ata që nuk e respektojnë ditën e zisë për terroristët e vdekur!

Next Story

Mësohet se sa do të paguhet Armand Duka pas emërimit në pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s

Latest from Blog

Go toTop