Dashuria për fanellën është më e madhe se për paratë: Ramos refuzon miliona euro për një pagë modeste

September 4, 2023

Sergio Ramos ka marrë vendim për të ardhmen e tij dhe ai do të rikthehet në La Liga.

Qendërmbrojtësi spanjoll u largua nga Paris Saint Germain pas përfundimit të kontratës dhe karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit spanjoll.

Në fakt për Ramos ka pasur shumë oferta këtë verë madje edhe nga ato ku spanjolli do të fitonte miliona euro në sezon.

37-vjeçari ka dhënë një shembull të mirë se dashuria për fanellën është më e vlefshme se paga multi milionëshe.

Ish-reprezentuesi spanjoll ka refuzuar 11 milionë euro nga Galatasaray dhe 20 milionë euro të tjera nga Al-Ittihad.

 

Ramos ka vendosur që të rikthehet te Sevilla, skuadër ku u formua dhe do të fitojë një pagë modeste prej 1 milionë eurove në sezon.

Zyrtarizimi i lojtarit është çështje orësh te klubi andaluzian. /Telegrafi/ 

Previous Story

Moderatorja kosovare shfaqet në emision me të brendshme dhe fustan transparent

Next Story

Një tifoz u fut në fushë për ta takuar Messin, por reaguan truprojet… (VIDEO)

Latest from Blog

Go toTop