Daçiq synon të bëhet kryeministër i Serbisë, e fut nipin e Millosheviqit në listë zgjedhore

November 6, 2023

Në Beograd po bëhen gati për zgjedhje të reja parlamentare. Ivica Daçiq, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme, synon postin e kryeministrit.

Daçiq e ka shpallur listën zgjedhore të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) të cilën e udhëheq, dhe në të i ka bërë vend edhe Marko Millosheviqit, djalit të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.

Bartësi i listës është Daçiq, ndërsa nipi i Millosheviqit është i treti në listë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi është planifikuar të mbahen më 17 dhjetor.

Previous Story

Vazhdohet afati për aplikim të konkurseve vjetore nga kultura për vitin 2024

Next Story

Këngëtarja e njohur shqiptare lë Shqipërinë për t’u bërë “agjente sekrete” në Gjermani

Latest from Blog

Go toTop