Çullhaj dominoi për në finale por arbitëri serb i mohoi medaljen në kupën e Europës

Indrit Çullhajt i mohohet gjysëm finalja, një hap larg medaljes në kupën e Europës për senior që u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë.

Cullhaj arriti të kalojë turnin e parë pushim në raundin e dytë ka mundur polakun Flejma Boleslaw, më pas në raundin e 3-të ka mundur çekun Budzovsky Adam kurse në raundin e katërt në çerek finale Çullhaj ka arritur të mposhtë me ippon medalistin belg Batchaev Zelemkhan por arbitri serb para një jurie të gjerë siç shikohet në video në fillim ja jep fitoren e më pas ja anulon duke i dhënë përjashtim Çullhajt me preteksin që kur e ka hedhur ka vendosur kokën në tokë dhe i ka dhënë karton të kuq duke ja humbur shkuarjen në gjysëm finale që do bënte me patriotin e tij serbin, Filip.

Indrit Çullhaj ka shprehur se nga 50 kundërshtarë në peshën e tij -73 kg, ishte finalist dhe do dilte me medalje të parë, ishte i vendosur e donte fitoren, ka luftuar me shpirt por ju është mohuar më shumë se kaq dhe nuk dinte çfarë të bëj, arriti të hedh me ippon (TUÇ) dhe përsëri nuk është fitues, e çuditshme hera e parë që ndodh në këto 18 vite karrierë të tij, është shprehur mes tjerave Çullhaj.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.