Çmimet në Shqipëri, eksperti i turizmit tregon se cilët janë qytetet bregdetare më të lira për pushime familjare

July 26, 2023

Eduart Çekoja, ekspert i turizmit theksoi se me rënien e euros Shqipëria tashmë nuk është më një destinacion i lirë.

I ftuar në emisionin “Summer Cube” në Euronews Albania, theksoi se në Veri të vendit çmimet janë më të lira, ku me 35 euro mund të akomodohesh si dhe të ushqehesh.

“Unë nuk besoj se Shqipëria është një destinacion tashmë i lirë e sidomos me rënien e euros. Në zonat e Veriut është e përfshirë dhe akomodimi dhe ushqimi, mungojnë restorantet. Veriu i vendit mbetet më e lirë krahasuar me rivierën në jug. Në veri një natë kushton 35 euro, ku janë të përfshirë ushqimi, akomodimi dhe po te duash te pish raki, po prap 35 euro do jetë, pasi mikpritja vazhdon të jetë një element shumë i rëndësishëm i traditës”- tha ai.

Previous Story

Valët e të nxehtit në Evropë: Më shumë se 40 persona të vdekur

Next Story

Rita Ora: Në shtëpinë tonë gjithmonë është folur shqip, ndaj di të lexoj dhe shkruaj në gjuhën shqipe

Latest from Blog

Go toTop