‘Çmendet’ moti! Stuhi të fuqishme breshëri godasin Spanjën, banesa të përmbytura e qytetarë të bllokuar

May 25, 2023

Stuhitë te fuqishme, të shoqëruara me breshër dhe erëra të forta goditen rajonin e Katalonjës pasditen e së mërkurës.

Stuhitë dhe reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjate ditës së sotme dhe do të jenë shumë intensive, raportuan meteorologet spanjolle.

Reshjet e shiut dhe breshërit shkaktuan përmbytje në banesa, garazhet u kthyen në pishina si dhe u raportua për dëmtim të kanalizimeve.

Forcat e emergjencës dolën në ndihmë të disa banorëve të bllokuar në automjete pasi sasia e jashtëzakonshme e breshërit shkaktoi një metër akull në rrugë.

Ndërsa rajoni i Katalonjës në veri përballet me përmbytjet, pjesa jug perëndimore e vendit po përballet prej disa ditësh me zjarret masive të pazakontë për këtë periudhe të vitit.

Previous Story

Sonte në Teatrin Shqiptar në Shkup, Luiza Xhuvani dhe Vasjan Lame me “Fundin e dashurisë”

Next Story

Historia e avokates që la profesionin për t’u bërë modele e OnlyFans dhe përballja shokuese me prindërit…

Latest from Blog

Go toTop