Çka fshihet pas sulmeve kundër BDI-së dhe kuadrove të saj

September 2, 2023

“Këto ditë në qendër të vëmendjes është tenderi për përshtatjen e sallës “Boris Trajkovski” për nevojat e takimit ministror të OSBE-së, i cili do të mbahet në vjeshtë në Shkup. Kompania e përzgjedhur “Eurovia” fitoi sepse “ofroi çmimin më të ulët, që është kriteri i vetëm që ajo të pranohet nga Ministria e Jashtme. Çdo zgjedhje tjetër do të ishte shkelje e ligjit dhe dëmtim i buxhetit”- tha shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, duke bërë të ditur se i gjithë dokumentacioni do të dorëzohet në të gjitha institucionet kompetente.

Konferenca ministrore e OSBE-së, në dhjetor në Maqedoninë e Veriut, do të jetë ngjarja më e madhe dhe suksesi më i madh ndërkombëtar i vendit, natyrisht edhe meritë e Bujar Osmanit. Shkupi pritet të jetë vendi ku do të takohen për herë të parë pas shumë vitesh Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov. Nikoqiri i tyre do të jetë Bujar Osmani.

Gazetari i njohur Seladin Xhezairi në analizën e tij të fundit shkruan:

“Rasti “Eurovia” është dëshmi se në prag të zgjedhjeve parlamentare, ekzistenca e të ashtuquajturës “qendra hibride, politiko-ekonomike, kundër BDI-së” nuk është shpikje e liderit të saj Ali Ahmeti, por diçka që, duke ndjekur “spin-at” e ndryshme, po merr hov gjithnjë e më shumë. Natyrisht, qëllimi është të eliminohet pozita e partisë më të madhe të shqiptarëve dhe kjo mund të arrihet pikërisht duke shpifur për kuadrot më të shquara të saj (përveç Osmanit, këtu është nënkryetari i parë i Qeverisë, Grubi, kryetari i Kuvendit të RMV-së, dhe të mos harrojmë marrëveshjen Ahmeti-Zaev për postin e kryeministrit shqiptar). Në të njëjtën kohë, qendra hibride mirëpret laramaninë e partive në bllokun opozitar shqiptar, të ndarë në 7-8 parti, nga ëndrra që nesër (kur VMRO-DPMNE të fitojë zgjedhjet) të gjejnë “një vend nën diell””.

Sipas Xhezairit, deri në zgjedhjet e ardhshme goditjet sigurisht do të pasojnë edhe në disa shtylla të tjera: oligarkia e biznesit prej kohësh prodhon aktivisht inflacion fiktiv për të minuar kontrollin ndaj tregut që mban ministri i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi.

Nuk përjashtohet që edhe kryeparlamentari, Xhaferi, të jetë në qendër të vëmendjes.

Previous Story

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra…

Next Story

Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë priten në Comodita-Gjakovë (VIDEO)

Latest from Blog

Go toTop