Çka dëshmon Deklarata e 2 korrikut?

Shkruan: Halil Matoshi

(Katër fakte për historinë e shtetit kosovar)

1.

Sëpari, Deklarata e 2 korrikut 1990 ndonëse e ideuar nga Dr. Gazmend Zajmi e Dr. Fehmi Agani, më mbështetjen e Dr. Brahim Rugovës e LDK-së dhe e shodhitun me krejt elitat politike e kulturore kosovare tue mos e veçoue as damkosun askënd, u shpall nga Kuvendi komunist që ende ruente parimin e legalitetit.

Kjo në fakt âsht lekcioni më briliant i ruejtjes së kohezionit shoqnor tue mos bâ hapa që e thyejnë atë dhe krijojnë ndjesinë e shtresave të munduna e të përmbysuna.

Këtë lekcion e mësoi Dr. Brahim Rugova nga ndamja e qetë e çekëve me sllovakët por edhe nga “Pranvera sllovenët”, tue mos hedhë asnji akuzë për strukturat politike dhe të sigurisë të ish sistemit, sepse ata mujshin me u kthy kundër tij dhe lëvizjes për liri!?

Pra mobilizimi i atyne struturave rreth Deklaratës ishte mbreslânës sëkëndejmi këtë lekcion nuk e mësoi as UÇK-ja dhe as VV-ja, tue ngarend me shpallë tadhtarë të kombit dhe tue fabrikue anmiq.

2.

Sëdyti, kjo Deklaratë politike ruejti të padamtueme – në nji front të përbashët – elitat kulturore e akademike, pa asnji lloj diferencimi ideologjik gjatë këtij transicioni politik. Dhe kjo ndikoi shumë në kursin e ri të Alternativës unike kosovare, megjithë pluralizmin e ideve politike. Në kursin drejt pavarësimit të plotë.

3.

Sëtreti, më 2 korrik, 1990 Kosova, ka shprehë vullnetin e saj politik për t’u shkëputur nga juridiksioni i Serbisë.

Deklarata Kushtetuese ishte manifestimi i parë i strukturave legale të sistemit, (Lidhja e Komunistave të Kosovës) që mësynin pavarësimin e plotë.

4.

Sëkatërti, ky ishte dokumenti i parë i firmosur, si vullnet i shqiptarëve të Kosovës, në historinë e rrugëtimit shtetformues në ish federatën jugosllave, i cili e derogon (shfuqizon) Deklaraten e Kuvendit të Prizrenit, 1945.

P. S.

Kështu bâhen gjânat e mdha, që e ndikojnë rrjedhen e historisë, tue i artikulu kërkesat polotike të nji bashksie politke jo kundër tjerit/tjetres por me i bâ rrjedhat e historisë të favorshme për lindjen e nji kombi të ri.

Ky shkrim është publikuar fillimisht në profilin e z. Matoshi në rrjetin shoqëror Facebook.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.