Chelsea ka qenë një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror dhe padyshim skuadra që ka shpenzuar më së shumti për transferimin e futbollistëve.
Megjithatë londinezët pritet që të bëjnë shpenzime të mëdha edhe në janar, me presidentin Todd Boehly që nuk e ka problem të shpenzoj për të afruar futbollistë cilësorë.
Pavarësisht sjelljes së sulmuesve të talentuar si Nicolas Jackson, Christopher Nkunku dhe Cole Palmer, asnjëri prej tyre nuk ka arritur të mbushë boshllëkun e lënë nga largimi i lojtarëve kryesorë sezonin e kaluar.
Objektivi kryesor i londinezëve për repartin ofensivë në janar është sulmuesi anglez Ivan Toney i cili aktualisht është i suspenduar.
27-vjeçari në 68 ndeshje zyrtare të zhvilluara në Ligën Premier ka realizuar 32 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë dhe shihet si zgjedhja e problemeve për golat te Chelsea. /Telegrafi/