ChatGPT bëhet edhe më i dobishëm në pajisjet e Apple

December 1, 2024

OpenAI ka shtuar një shkurtesë për shërbimin e saj SearchGPT në pajisjet iPhone dhe iPad.

Versioni i fundit i aplikacionit ChatGPT, nga OpenAI, ka marrë një opsion të ri “Open SearchGPT” brenda aplikacionit Shortcut në pajisjet iPhone dhe iPad, transmeton Telegrafi.

Për ata që kanë qasje në SearchGPT, shtypja e shkurtesës hap aplikacionin ChatGPT dhe mundëson funksionet e kërkimit në internet.

OpenAI shtoi ChatGPT Search në ChatGPT në fund të tetorit, duke prezantuar një kërkim të përmirësuar në internet të mundësuar nga inteligjenca artificiale.

SearchGPT është i disponueshëm për ata që kanë ChatGPT Plus dhe ChatGPT Teams, dhe OpenAI planifikon të ofrojë mbështetje për të gjithë përdoruesit e tjerë në muajt e ardhshëm.

Previous Story

“A kishe pëlqim për Atillën?” – Rovena thyen heshtjen

Next Story

Era Istrefi shkëlqen me pamjen e saj në veshje glamuroze

Latest from Blog

Go toTop