Çështja bullgare/ Grubi: Mundësinë e kemi tani, nuk e kemi luksin të humbim edhe 15 vite!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një lidhje të drejtëpërdrejtë në lajmet e A2CNN në Shqipëri ka folur për dorëheqjet e dorëzuara deri tek kryeministri Kovaçevski nga ana e ministrave të BDI-së dhe ndryshimet Kushtetuese që pritet të ndodhin dhe të dorëzohen në Kuvendin e RMV-së me 18 gusht.

Grubi ka thënë se vendi nuk e ka luksin që të humb këtë shansë dhe të pret 10-15 vite të tjera për integrim në Bashkimin Evropian, raporton indeks.mk

“Mundësinë e kemi tani. Po i dorëzojmë dorëheqjet tona, le të votojë VMRO-DPMNE-ja. Në prill të vitit të ardhëshëm kemi zgjedhje presidenciale, në korrik zgjedhje parlamentare. Do hyjmë në ato zgjedhje, do shohim se kush do të fiton dhe përsëri do të riaktualizohet çështja e kryeministrit shqiptar apo edhe çështjet e tjera programore. Çështjet e mëdha I kemi kryer në këtë mandat”, tha mes tjerash Grubi./indeks.mk/

&

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.