Carvajal tregon se do t’i mungojë Realit pas lëndimit të rëndë

October 6, 2024

Mbrojtësi i Realit, Dani Carvajal u lëndua në sfidën ndaj Villarrealit dhe ai e ka konfirmuar këtë në një postim në Instagram.

Reprezentuesi i kombëtares spanjolle ka postuar një selfie nga ambulanca që e ka nxjerrë nga stadiumi rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Vet anësori i Realit ka thënë se bëhet fjalë për një dëmtim në ligamentin kruciator dhe për disa muaj do të jetë jashtë fushave të blerta.

“Më është konfirmuar se kam një dëmtim të rëndë të ligamentit kruciator. Më duhet të shkoj në operacion dhe nuk do të luaj për disa muaj. Tashmë mezi pres fillimin e rikuperimit dhe të kthehem si bishë. Faleminderit ju të gjithë për mesazhet, ndihem shumë i dashuruar”, ka shkruar Carvajal.

Edhe pse Carvajal është pozitiv pavarësisht gjithçkaje, ky dëmtim zakonisht nënkupton një mungesë të gjatë nga fusha për afërsisht tetë deri në dhjetë muaj, kështu që sezoni i tij praktikisht ka përfunduar.

A post shared by Daniel Carvajal (@dani.carvajal.2)

Për Realin, kjo është një goditje e madhe sepse Carvajal është i pazëvendësueshëm në krahun e djathtë dhe alternativa e tij e vetme është Lucas Vazquez.

Sipas mediave spanjolle, Reali me siguri do të duhet të reagojë në afatin kalimtar dimërorë.

Previous Story

Barcelona në ‘gjah’ për një portier të ri – fut yllin polak të Ligue 1 në listën e dëshirave

Next Story

Slot refuzon të marrë meritat për fillimin shpërthyes të Liverpoolit: “Kam trashëguar një skuadër të mirë nga Klopp”

Latest from Blog

Go toTop